Muzeu Historik Kombëtar organizon ekspozitë për Shën Terezën

4 Shtator, 2019 - 9:45 pm

Me rastin e 3-vjetorit të shenjtërimit të Gonxhe Bojaxhiut – Shën Tereza, Muzeu Historik Kombëtar organizon një ekspozitë me foto.

Në këtë ekspozitë përmes fotografive do të përshkruhet rrugëtimi i jetës së Nënë Terezës që nga fëmijëria, rinia, përkushtimi ndaj të varfërve e deri në vitet e fundit të jetës.

“Ju mirëpresim ditën e premte, datë 06 Shtator 2019, ora 17.00 në sallën e pullave në katin e dytë të Muzeut Historik Kombëtar!”, thuhet në lajmërim. /KultPlus.com

Të ngjajshme