27 Gusht, 2018 - 7:30 pm
Në kuadër të Vitit Mbarëkombëtar të Skënderbeut, Muzeu Historik Kombëtar hapë për publikun ekspozitën me titull “Shpirti Arbëresh në Veshje”, shkruan KultPlus.
Veshjet e paraqitura përfshijnë historinë e Arbëreshëve të Italisë së Jugut duke përshkruar shpirtin e një populli që ka identitetin e vet kulturor.
Ekspozita pasqyron shtatë shpërnguljet e shqiptarëve, sipas periudhave të caktuara.
Kjo ekspozitë do të hapet ditën e premte, më 31 Gusht 2018 duke filluar nga ora 11.00, në Hollin kryesor të Muzeut. / KultPlus.com