Muzeu i Baku-së, ”Nga mbeturina në Art”, hap dyert për artistin shqiptar

22 Shtator, 2019 - 1:30 pm

Ekspozita që u zhvillua në muzeun ”Nga mbeturina në art”, zë vend në Baku të Azerbejxhanit. Realizimi i kësaj ekspozite, ashtu edhe si herave të tjera kishte për synim rëndësinë e mbrojtjes së mjedisit.

Këtë herë i ftuar ishte edhe artisti Burhan Ahmeti nga Maqedonia, i cili do të paraqitej me një portret të poetit dhe filozofit të njohur nga Azerbejxhani, Nasimit, shkruan KultPlus.

”Kam realizuar një vepër arti, instalacion me teknikë të kombinuar në dy shtresa nga qese plastike dhe në pllaka akriliku të tejdukshëm, dhe me gravurë, portretin e Nasimit (poet dhe filozof i njohur nga azerbejxhani)”, deklaroi Ahmeti për KultPlus.

Portreti i realizuar, është i ndarë në dy pjesë, me dimensione 100x150cm do të jenë të ndara me nga 6 pllaka akriliku të tejdukshëm 50x50cm sikur mozaik të lidhura mes veti.

Ku te pjesa e parë e mozaikut do të duket portreti i Nasimi si gravurë dhe në prapavijë pjesa e dytë e mozaikut në pllaka do të ngjiten qese plastike të kaltërta dhe të bardha. Ku qeset e kaltërta simbolizojnë ujin dhe qeset e bardha akullnajet.

Te portreti dhe te duartë e Nasimit në pjesën pas si prapavijë e portretit do të ngjiten qese plastike të bardha të cilat simbolizojnë dritën, njëkohësishtë çiltërsinë dhe pastërtinë.

Arti është një mënyrë e mirë për të tërhequr vëmendjen e publikut. Me këtë qëllim në mendje, me mbështetjen e fondacionit “Heydar Aliyev” projekti i mrekullueshëm me titull “Nga mbeturina në art” realizohet në Baku çdo vit që nga viti 2012. Objektivi i ekspozitës është të rritet vëmendje ndaj mbrojtjes së mjedisit dhe për të agjituar qasje të përgjegjshme ndaj shëndetit mjedisor të planetit tonë.

Prandaj, 156 artistë nga 40 vende të ndryshme të botës si Holanda, Kuba, Mbretëria e Bashkuar, SHBA, Kolumbia, Spanja, Franca, Gjermania, Italia, Shqipëria, Bjellorusia, Japonia, Australia, Republika Çeke, Turqia, Rusia, Benini, Taxhikistani, Uzbekistani, Ukraina, Izraeli, Kazakistani, Xhorxhia, Polonia, Rumania, Portugalia, Bosnja dhe Hercegovina, Lituania së bashku me Azerbajxhanin morën pjesë në 7 ekspozita të mbajtura gjatë viteve 2012-2018 dhe demonstruan veprat e tyre origjinale të artit të përgatitura nga mbeturinat.

“Tamiz Shahar” OJSC është një organizatë shtetërore që ofron shërbime të deponimit të mbeturinave në Baku, kryeqyteti i Azerbajxhanit. Qëllimi i kompanisë është të krijojë një sistem të azhurnuar dhe të qëndrueshëm të administrimit të mbeturinave në Baku dhe të sjellë risitë më të fundit në sferën e administrimit të mbeturinave në vend përmes shkëmbimit të përvojës me vendet e huaja dhe kompani ndërkombëtare.

Kompania ka realizuar një numër projektesh të rëndësishme si Impianti i Mbeturinave në Energji, Objekti i Rimëkëmbjes së Materialeve dhe gjithashtu po kryen një numri i aktiviteteve për të rritur ndërgjegjësimin e publikut për problemin e mbeturinave dhe për të stimuluar njerëzit që të mbrojnë mjedisin përmes trajtimit të duhur të mbeturinave.

Fondacioni Heydar Aliyev është një fondacion bamirës, ​​i kryesuar nga Zonja e Parë e Azerbajxhanit Mehriban Aliyeva. Duke filluar aktivitetin e saj që nga viti 2004, fondacioni Heydar Allyev ka marrë pjesë aktive në ndërtimin e një shoqërie të re dhe kontribuon në zhvillimin shoqëror dhe ekonomik të vendit, duke zbatuar të ndryshme projekte në sfera të tilla si arsim, shëndetësi publike, kulturë, sport dhe teknologji, mjedis dhe në sfera tjera sociale./KultPlus.com

Të ngjajshme