20 Maj, 2024 - 7:06 pm
Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar në Korçë ka hapur ekspozitën “Johan Pagëzori”, që sjell figurën Pagëzorit si një nga figurat më komplekse, të jashtëzakonshme dhe më të pikturuar në traditën e ikonografisë bizantine.
Drejtoresha e këtij muzeu Fjoralba Prifti ka bërë me dije se pjesa më e madhe e ikonave ekspozohen per herë të parë.
“Ikona të cilat janë të përzgjedhura përgjatë shekujve 14-20, përmbajnë stile dhe interpretime të ndryshme, mbeten autorë anonim por kemi e autorë të shquar Kostandin Jeremonaku, i përkasin periudhave dhe stileve të ndryshme dhe secila është unike në llojin e vet”- u shpreh Fjoralba Prifti.
Mitropoliti i Korçës, Voskopojës dhe gjithë juglindjes Hirësia e tij Imzot Joan Pelushi është shprehur se Joan Pagëzori është një nga 3 figurat më të rëndësishme të krishterimit.
” Mesazhi i Shën Joan Pagezorit është shumw i rëndësishëm për të gjitha kohërat. Është mesazhi i pendimit. Që do të thotë se gjithkush nga ne ka nevojë të meditoje e ndryshoje mënyrën e të menduarit dhe jetuarit, ky është pendimi i vërtetë. Është mesazhi i ardhjes së Krishtit, lajm i mirë. Është mesazhi i guximit për të thënë të vërtetën ”
Në këtë ekspozitë janë paraqitur 13 ikona të Johan Pagezorit, 11 prej të cilave paraqiten për publikun për herë të parë. Ekspozita do të qëndrojë e hapur në pjesën më të madhe të sezonit turistik./euronews/KultPlus.com