12 Tetor, 2020 - 9:59 pm
Muzeu Kombëtarë i Fotografisë ‘Marubi’, me ekspozitën e fotografit të njohur Dedë Jakova ka sjellë para publikut shqiptar një Shqipëri të panjohur, shkruan KultPlus.
Ministrja e Kulturës së Shqipërisë, Elva Margariti në rrjetin social Facebook ka postuar një fotografi të kësaj ekspozite, ku shihet pianistja Ida Melgushi në parukerinë e Rrok Serreqit, në vitin 1939.
Margariti ka shtuar se kjo ekspozitë do të jetë e mbushur përplot surpriza.
Më poshtë mund të lexoni statusin e saj:
Ekspozita e fotografit Dedë Jakova, në Muzeun Kombëtar të Fotografisë “Marubi”, na zbulon një Shqipëri të panjohur.
Në fotografinë e përzgjedhur, pianistja Ida Melgushi po shijon trajtimin në Sapunerinë-Parfumerinë-Parukerinë e Rrok Serreqit.
Të tjera surpriza ju presin në këtë ekspozitë!
©MKFM, Dedë Jakova, Ida Melgushi në dyqan të Rrok Serreqit, 1939/ KultPlus.com