Nadine Berneis Miss Gjermania, veshur me fustanet e shqiptares Flora Suldashi

24 Shkurt, 2019 - 2:00 pm

Mbrëmë është mbajtur finalja e “Miss Gjermanisë” ku fituese është shpallur Nadine Berneis nga Stuttgart- i. Një arsye më shumë për të ndjekur këtë ngjarje për shqiptarët ishte fakti se kreacionet e veshura nga kandidatet ishin krijuar nga kreatorja shqiptare e njohur si Flora S, shkruan KultPlus.

Vajzat përgjatë mbrëmjes sfiluan dy herë me kreacionet e shqiptares Flora Suldashi.

Hapjen e eventit vajzat e bënë duke u paraqitur pikërisht me kreacionet e Flores dhe poashtu në fund, tetë finalistet ishin veshur me fustanet që mbanin emrin e Flora S.

Në këtë mbrëmje shumë të rëndësishme në Gjermani, ishin të ftuar mbi 2 mijë njerëz dhe një numër i madh i mediave të cilat e mbuluan ngjarjen. Kujtojmë se kreacionet Flora S janë parë edhe më herët në këtë garë bukurie. / KultPlus.com


Flora S

Të ngjajshme