30 Janar, 2019 - 9:20 am
NATO është një ushtri ndërkombëtare që përbëhet nga shumë vende e ka mbi 2 milionë ushtarë nën petkun e saj. Ajo ka shpenzuar rreth 41 miliardë dollarë që nga 2016-ta, megjithatë ajo është duke e humbur një betejë: marrjen e emojit të saj.
Ata kanë aplikuar që në vitin 2017-ë, por ende nuk kanë siguruar ndonjë dizajn. Aleanca Perëndimore ka dyfishuar përpjekjet e saja për ta pasur atë deri në festimin e 70 vjetorit, i cili është gjatë muajit prill, transmeton Koha.net.
NATO ka bërë kërkesë në ‘Unicode Consortium’, autoritetin përgjegjës për të bërë emoji të dedikuara, për të shtuar flamurin e NATO-s si emoji.
“Unicode” ka bërë të ditur se nuk është i interesuar që ta bëjë një gjë të tillë nëse aleanca nuk mund t’i sigurojë ata se ka një arsye të fortë pas.
Shefi i ‘Unicode’, Mark Davis ka shkruar në Twitter se NATO duhet të “mbledhë prova të mjaftueshme për të treguar se ajo do të bëhet një emoji e përhapur”.
Për këtë ka reaguar zyrtari i NATO-s për shtyp, Dylan P. White, ku edhe ka krijuar një sondazh në Twitter për të treguar se sa i famshëm emoji me flamurin e NATO-s do të bëhej.
Në këtë sondazh deri tani kanë votuar 4,700 persona, ku shumica prej tyre kanë votuar pro.
“Flamuri i NATO-s daton që nga 1953-ta, e qindra gra e burra kanë shërbyer nën të që nga Kosova e deri te Afganistani e Iraku. Ka emoji të bardhë e të zi, një për Antraktidë…madje një flamur për piratët. Kur është radha e NATO’s?”, ka shkruar White./ KultPlus.com