28 Tetor, 2019 - 1:15 pm
Në Kosovë do të bëhet prezantimi i Zonës Arkeologjike Gobeklitepe të Shanllëurfas e cila është njëra ndër trashëgimit më të rëndësishme të njerëzimit. Kjo zonë është dymbëdhjetë mijë vjeçare e vjetër që njihet ndryshe edhe si pika zero e historisë.
Ekspozita do të hapet në organizimin e Ambasadës së Republikës së Turqisë për nderë të 29 tetorit Ditës së Republikës, me temën “Njeriu dhe Jeta”. Kjo ekspozitë do të mundësohet nga Ambasada e Republikës së Turqisë në Prishtinë dhe Institutit Junus Emre.
Në ekspozitë do të paraqiten fotografi dhe informata me zbulimet dhe shpjegimet historike të Gobeklitepesë, e cila po organizohet me rastin e shënimit të vitit 2019 si “Viti i Gobeklitepesë” i iniciuar nga UNESCO për promovimin, zbulimin dhe shpjegimin e rëndësisë së saj historik dhe pasqyrimin e saj në ditët e sotme. / KultPlus.com