5 Tetor, 2019 - 6:24 pm
Qendra e Promovimit të Drejtave tw Grave në Drenas në bashkëpunim me Vlora Ademin nga Social Creativity nga Prishtina si dhe SAE nga Llozana kanë promovuar varëset e punuara nga viktimat e dhunës seksuale, shkruan KultPlus.
Shoqata Swiss Albania Event që drejtohet nga Aina Hoti, e ka organizuar këtë aktivitet, në të cilin mes tjerash është promovuar edhe okarina ilire e Shaqir Hotit.
Ndër të tjera, nga organizata Swiss Albania Event ftohen të gjithë ata që shprehin dëshirë për t’iu dalë në ndihmë këtyre grave, dhe për ta promovuar punën e tyre.
Kjo iniciativë ka për qëllim kryesor t’i promovojë sa më mirë vlerat morale të kombit tonë, si dhe t’u qëndrojë këtyre grave pranë duke iu ofruar mbështetje. /KultPlus.com