18 Nëntor, 2021 - 5:00 pm
“Nëntor 24” titullohet ekspozita e çelur ditët e fundit në galerinë e arteve “FAB”, në Tiranë.
Në këtë ekspozitë 30 artistë kanë shpalosur talentin e tyre për artdashësit kryeqytetas.
Artistët pjesëmarrës në këtë ekspozitë janë: Adrian Devolli, Agron Mesi, Aleksandër Filipi, Anastas Konstandini, Andi Hila, Ardit Boriçi, Artan Buca, Bashkim Dervishi, Brikena Bërdo, Buron Kaceli, Dea Tili, Denisa Brahimi, Eniela Veveçka, Erina Dibra, Fatmir Juka, Gazmend Leka, Hasan Çapari, Ksenofon Dilo, Kujtim Buza, Llazar Taçi, Merita Selimi, Meri File, Nikolin Ivanaj, Orlis Vathi, Pëllumb Bylyku, Pandeli Lena, Robert Guci, Stefan Taçi (Stefos), Shpëtim Kërçova dhe Zef Shoshi.
Kjo ekspozitë është gjithashtu një homazh edhe për piktorin Besim Tula, i cili ishte një nga krijuesit dhe për shumë vite me radhë organizator dhe kuartor i ekspozitës “Nëntor”. Tula ndërroi jetë si pasojë e COVID-19.
Ekspozita vjetore e pikturës “Nëntor” është një veprimtari me histori pasi dhe vetë formimi i saj ka një domethënie. Ajo u ideau dhe u realizua nga artistët Llambi Blido, Stefan Taçi dhe Besim Tula si thyerje e heshtjes artistike të vitit 97, si dhe një kundërqëndrim ndaj frymës modiste të rreptë në art të asaj periudhe, ku piktura quhej një gjë e kaluar.
Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri në 25 nëntor./atsh/KultPlus.com