24 Nëntor, 2024 - 4:56 pm
Ministria e Kulturës ka njoftuar se në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 80 vjetorit të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, nesër hapet ekspozita “80-vjet të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës: ANTOLOGJI E KOLEKSIONEVE”, kuruar nga Hana Halilaj.
Ekspozohen për të parën herë dorëshkrime dhe materiale origjinale nga fondi i BKK-së, skicat e objektit të bibliotekës, materiale audiovizuale, si dhe libra, gazeta, revista, harta e fotografi, që u takojnë zhvillimeve dhe periudhave të ndryshme kulturore e historike të Kosovës./ KultPlus.com