Nesër hapet ekspozita e Çmimit Aga Khan për Arkitekturë

18 Tetor, 2018 - 11:30 am

Nesër duke filluar nga ora 14:00 në hapësirat e Muzeut të Kosovës hapët ekspozita e Çmimit Aga Khan për Arkitekturë, cikli 2016, shkruan KultPlus.

Në ekspozitë do prezantohen 19 projektet të përzgjedhjes së ngushtë në mesin e të cilëve është edhe një projekt nga Kosova. Ekspozita do prezantoj gjithashtu edhe 6 fituesit e Çmimit prestigjioz në mesin e të cilëve janë projektet e Zaha Hadid Architects , BIG – Bjarke Ingels Group dhe #StandardArchitecture.

Më poshtë gjeni fjalët e kuratorit Farrokh Derakhshani.

Çmimi Aga Khan për Arkitekturë fokusohet në proceset e ndryshimit në pjesë të botës ku mjedisi i ndërtuar është duke pësuar transformime të shpejta, herë pas here me pasoja të tmerrshme. Gjatë katër dekadave të fundit, çmimi ka kërkuar të kuptojë natyrën e këtij ndryshimi dhe tentoj ta ndikoj projektimin dhe ndërtimin me shpresën e krijimit të një cilësie më të mirë të jetës për njerëzit që banojnë në këto mjedise. Për këtë qëllim, ai njeh projekte shembullore dhe ndan mësimet që ofrojnë të gjithë ata që luajnë një rol në këtë përpjekje – arkitektët, planifikuesit, agjencitë qeveritare, klientët dhe mbi të gjitha përdoruesit përfundimtarë të ndërtesave. Secili cikël trevjeçar i çmimit përfshin një kërkim të plotë për zgjidhje novatore dhe arritje pozitive që nxjerrin në pah kontributin e rëndësishëm që arkitektura mund të bëjë drejt formimit dhe përmirësimit të jetës sonë.

Që nga fillimi çmimi ka njoftuar vetëdijësuar profesionin e arkitekturës dhe publikun e gjerë për një qasje të re të gjerë ndaj asaj që përbën arkitekturën. 15 projektet e përzgjedhura në ciklin e parë 1977-80 u angazhuan me një gamë të gjerë çështjesh, nga konservimi në përmirësimin e lagjeve të varfëra, dhe përqafuan dizajnet tradicionale si dhe ato të reja. Punimet nga talentët në zhvillim sikurse praktikat e mirënjohura arkitektonike u festuan dhe mirënjohën së bashku me klientët dhe ndërtuesit. Së bashku, këto projekte folën për pluralitetin e shoqërive në vendet ku muslimanët kanë një prani të konsiderueshme, nga Indonezia në Marok.

Kjo qasje pluraliste është ndjekur nga Master Juritë të njëpasnjëshme të pavarura, duke iu përgjigjur shqetësimeve të ndryshme të identifikuara nga një Komitet Drejtues i rradhës për çdo cikël trevjeçar të çmimit. Kryesuesi i Komitetit Drejtues është lartësia e tij Aga Khan, i cili krijoi çmimin në vitin 1977 për të njohur rolin parësor të arkitekturës në përmirësimin e cilësisë së jetës në shoqërinë myslimane që po ndryshon shumë.

Një nga aspektet më urgjente të një ndryshimi të tillë është lëvizja e popujve larg vendeve të tyre. Ndonjëherë i detyruar, nganjëherë vullnetar, ky migrim masiv – nga zonat rurale në ato urbane, nga një vend apo kontinent në tjetrin – i ka dhënë shoqëritë tradicionale monokulturore një karakter të ri të formuar nga identitetet shumështresore. Por ajo gjithashtu ka paraqitur sfida. Si e krijoni ndjenjën e kohezionit në një popullatë tjetër? Si i tërhiqni komunitetet e reja në sferën publike, lehtësoni integrimin e tyre me shoqërinë civile? Çmimi Aga Khan për Arkitekturë ballafaqohet me çështje të tilla, duke shfaqur projekte të shkëlqyera që adresojnë aspiratat e këtyre komuniteteve.

Qëllimi i kësaj ekspozite është shpërndarja e rezultateve të ciklit të 13-të të Çmimit, që përfshin periudhën 2014-2016. Midis qindra nominimeve, Juria e çmimit ka rishikuar 348 projekte nga 69 shtete dhe ka përzgjedhur 19 prej tyre për inspektim të detajuar dhe rishikim të ekspertëve. Nga kjo listë e shkurtër gjashtë projekte u përzgjodhën për të ndarë shpërblimin e çmimit prej 1,000,000 USD. Të gjithë, përfituesit e çmimeve dhe projektet në listën e ngushtë, propozojnë zgjidhje kreative për disa nga çështjet më të rëndësishme që hasën në arkitekturë sot. Ndonëse në shkallë dhe qasje të ndryshme, të gjitha projektet janë pjesë e kontekstit të tyre dhe rrisin ndjenjën e përkatësisë në komunitetetin e tyre. Ajo që doli në pah nga propozimet e shumta, e në veçanti nga 19 projektet e ekspozuar, është një ndjenjë se çfarë mund të arrihet kur arkitektët dhe klientët bashkëpunojnë, duke kombinuar forcat e tyre në një përpjekje të ndërgjegjshme për të përmirësuar mjedisin e ndërtuar dhe jetën e njerëzve./ KultPlus.com

Të ngjajshme