21 Nëntor, 2022 - 4:45 pm
Nesër duke filluar nga ora 19:00, në Qendrën “BogdaniPolis”, që gjendet nën Katedralen Shën Nënë Tereza në Prishtinë, do të hapet ekspozita personale “HOMAZH NANËS” e piktorit Agron Bytyçi, përcjell KultPlus.
Ekspozita përmban gjithsej 13 piktura origjinale të Shën Nënë Terezës, të pikturuara enkas për 25-vjetorin e kalimit të saj në amshim.
Pikturat janë në shitje dhe mjetet e mbledhura nga shitja kanë destinacion humanitar.
Me këtë ekspozitë do të mbyllen aktivitet kulturore të vitit jubilar kushtuar Nënë Terezës. Ekspozita është e hapur për të gjithë! / KultPlus.com