Nesër në COD hapet ekspozita që shpalosë gjëra të panjohura të jetës së Aleksandër Moisiut

24 Prill, 2019 - 11:02 pm

Ekspozita “Aleksandër Moisiu, njeriu dhe artisti” do të hapet nesër në COD, Kryeministria, shkruan KultPlus.

Kjo ekspozitë do të pasqyrojë foto dhe dokumente të  panjohura më parë mbledhur nga arkivat austriake nga studiuesi Pjetër Logoreci gjatë një periudhë kërkimore 7 vjeçare.

Disa nga objektet personale që do të ekspozohen aty janë: stampa e dorës, flokët origjinalë, maska e vdekjes, spaletat e ushtarakut, kurora e aktorit më të mirë të Evropës, si dhe disa foto nga ceremonia mortore  e Aleksandër Moisiut në Vjenë.

Stefan Cvajg kishte shkruar për Moisiun.  “Një gjeneratë e tërë e ka dashur atë,  “dashnorin e pakrahasueshëm”,  i cili nëpërmes  zërit të tij hyri thellë në zemrat e të gjithë kombit gjerman”.

Kurse filozofi Franz Kafka kishte thënë:  “Moisiu është një artist të cilit “suksesi” i del nga koka, nga goja zëri i mrekullueshëm, nga sytë vështrimi që flet aq shumë. Të duket sikur në thellësinë  e syve të tij vështron arkiva fotosh bardh’ e zi, me lëvizje të ngadaltë fantazmash. Ai i rrëmben njerëzit me sytë e tij, me zërin e tij”.

Ekspozita hapet nesër në COD duke filluar nga ora 18:30/  KultPlus.com

Të ngjajshme