Nesër vjen ekspozita me fotografi të refugjatëve kosovarë në Kukësin e vitit 1999

14 Dhjetor, 2017 - 10:09 pm

Nesër, në Modelariumin e Arkitekturës në Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës, hapet ekspozita “Bri plagomës prej nga derdhet dhimbja”, me fotografi të refugjatëve nga Kosova në Kukës gjatë luftës së vitit 1999.

Ekspozita hapet në orën 19:00.

Ekspozitës i paraprinë një bisedë mes Fatos Lubonjës dhe Veton Surroit, e moderuar nga Shkëlzen Gashi, me temat: lufta në Kosovë, pavarësia e Kosovës, pajtimi mes Kosovës e Serbisë dhe marrëdhëniet Kosovë-Shqipëri.

Do të ketë edhe muzikë jazz nga Ilir Bajri, Arian Randobrava dhe Enes Beu, si dhe koktej.

Organizator i ngjarjes janë ADMOVERE dhe KFOS. Kurator është Xhevahir Kolgjini. / KultPlus.com

Të ngjajshme