2 Korrik, 2019 - 10:30 am
Javë më parë puna e palodhshme, por edhe mundi iu shpërblye me një çmim prestigjioz përtej oqeanit Atlantik.
Bëhet fjalë për fotografen shqiptare, Liridona Gjokajn, e cila jeton dhe vepron tash e sa vite në Shtetet e Bashkuara.
Ajo tashmë ka qenë edhe një ndër fotografet zyrtare të ngjarjes kryesore të modës për sezonin e verës në qytetin e New Yorkut.
Artistja me “syrin magjik” ka nxjerr hiret dhe bukuritë e modeleve që defiluan në pistat e modës në “qytetin që kurrë nuk flenë”.
“New York Summer Fashion Show 2019” solli dhjetëra kreator të modës me veshjet e tyre teksa shihet se ka dominuar ngjyra e zezë duke shtuar edhe një laramani ngjyrash në pjesë të ndryshme të veshjeve të bukurosheve.
Ndërkohë, “International Film Festival of New York” ka shpërblyer zeshkanen me çmimin fotografia e vitit 2019.
Ndryshe, Donën do ta shohim edhe në projekte të tjera të modës dhe kinematografisë. /Telegrafi/ KultPlus.com