13 Shtator, 2019 - 12:00 pm
“Një grua e re venedikase” e Albert Dyrer për të treguar virtuozitetin e penelit të mjeshtrit gjerman të pikturës
Sophia Sartor, është një portret i gjeniut gjerman të penelit, Albert Durer. Mjeshtri ka jetësuar një grua të re venedikase të vitit 1505. Kjo pikturë e vogël, 325 X 245 mm, është realizuar me bojëra vaji në dru dhe ndërthur elemente si të traditave të Veriut ashtu edhe ato të Rilindjes italiane, në efekt mahnitës. Shkathtësia dhe virtuoziteti shprehës estetik u Durer, për të kapur dhe portretizuar karakterin shqisor të tematikës së tablosë është aq e madhe në këtë pikturë sa shumë kanë dyshuar se ai kishte një lidhje emocionale me personazhin.
Elementet e traditës veriore përfshijnë detajin e shpejtë, realist, kokën dhe shpatullat, në kumtin tërësorë, bustin. Janë këto elementë që paraqesin tre të katërtat e punës së mjeshtrit, shprehjen neutrale dhe sfondin e zi. Ju mund t’i shihni këto në shumë portrete të tjerë të pikturës së kësaj tradite. Kujtojmë saora, portretin e një njeriu nga, Jan van Eyck (1433), gjithashtu portretin e një Zonje (1460) realizuar nga Rogier van der Weyden dhe Hans Memling’s Tommaso di Folco Portinari (1470) janë shembuj të mirë.
Kjo punë u realizua në vizitën e dytë që Albert Durer realizoi në Venecia, ku ai kishte shkuar të përvetësonte mjeshtërit italianë dhe kishte mësuar perspektivën e pikës së vetme matematikore. Asokohe ai ishte miqësuar me Giovanni Bellini, kështu që kjo mundësi i dha atij shansin të kishte atë mentorin më të mirë të mundshëm.
Stili venecian u karakterizua nga theksi në përdorimin e dritës (kur JMW Turner arriti në Venecia ai tha “dritë më në fund”), ngjyrat e gjalla të bojës, me të cilat ata kishin furnizimin më të mirë në botë dhe interesin e tyre për teksturën dhe modelet. Ju mund t’i shihni të gjitha këto në Portretin e një gruaje të re venedikase. Megjithëse shumë mendojnë se piktura është e papërfunduar, veçanërisht në zonën e mëngës së majtë, harkut dhe mbase në pjesën e gjoksit.
Drita shpërndahet dhe vjen nga e majta siç është e përhapur nga artisti me dorën e djathtë. Tonet e lehta të lëkurës, janë përshtatur nga flokët e saj xhenxhefil, dhe kontrasti me perlën dhe gjerdanin e zi. Ka shumë teksturë në tablo, veshje, lëkurë, buzë, flokë ari, sytë dhe vetullat. Këto janë dhënë me një qartësi të butë për të formuar një tërësi kohezive. E vetmja notë diskordante është e zeza e errët e harkut të dorës së djathtë, në veshjen e saj, e cila ka shënuar “kiaroskuro” dhe është elementi më i fortë në të gjithë portretin. Ndoshta një kundërvënie e qëllimshme ndaj ngjyrave dhe teksteve më të buta diku tjetër.
Duke zgjedhur një sfond të zi të thjeshtë, gjermani, Albert Durer mbështetet në temën, për të krijuar iluzionin e hapësirës. Aai e bën këtë me një modelim kaq realist saqë ajo duket e dallueshme. Perspektiva është ajo që pikturën e quajnë të afërt dhe shumë imponuese, duke i dhënë vajzës prezencë ndikuese. Virtuoziteti i Durer e bën atë të bukur, por megjithatë shikoni më nga afër dhe ajo është larg idealit klasik, me një mjekër të fortë dhe një hundë të madhe. Ata sytë i japin asaj një atmosferë të mprehtë, aq të fortë sa që thuajse mund ta shihni në shpirtin e saj.
Teknikat dhe elementet kohezive që Albert Durer bashkoi në këtë portret, kanë krijuar një imazh shumë të veçantë që i mundëson shikuesit të lidhet dhe të bashkohet me temën. Do të ishte shumë e vështirë që një pikturë si kjo të jetë aq thellësisht tërheqëse.
Se ajo ka frymëzuar një karakter modern të lojërave video. Saktësisht është një personazh në video lojën Assassin’s Creed. /Albert Vataj /KultPlus.com