13 Shkurt, 2024 - 12:26 pm
Lidhja Shqiptare Evropiane po sjell ekspozitën kolektive me titull “Ngjyrat Dardane”, që organizohet për nder të 16 – të vjetorit të Pavarësisë së Kosovës , kuruar nga piktori Anton Krasniqi, përcjell KultPlus.
Artistët pjesëmarrës janë nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i ZI dhe Kosova: Anton Krasniqi,
Agron Bytyqi, Arlinda Hajrullahu, Arta Rushiti, Isa Alimusaj, Lirije Buliqi, Sabri Behramaj, Butrint Morina
Sarada Kika – Bahtiri, Shqiprim Fejzullahu (Preshev), Fatmir Juka ( Shqipëri ), Eliza Hoxha, Safet Spahiu (Maqedonia e Veriut ), Leart Hyseni, Valbona Gashi, Mervan Mustafa, Budim Berisha, Refki Gollopeni
Fehmi Hoxha, Shqipe Berisha, Bardha Buza, Saba Berisha – Ismajli, Naim Spahiu, Qazim Gjylani, Esat Valla, Musa Prelvukaj, Luljeta Rama – Muçaj, Mentor Avdili, Avdi Hajdari – Kame, Selam Kastrati.
Ekspozita do të hapet me datë 15.02.2024, në ora 19;00 në Open Art Gallery në Prishtinë. / KultPlus.com