24 Tetor, 2017 - 2:12 pm
Alkent Pozhegu, i cili ka realizuar portretin e Rita Orës me 2 ton drithëra për realizimin e portretit të këngëtares shqiptare Rita Ora, me të cilin edhe ka thyer rekord në Guinnes, tashmë ka një synim tjetër, shkruan KultPlus.
Pasi ka pranuar certifikatën e rekordit nga Guinnes, ai dëshiron që këtë certifikatë ta bëjë dhuratë për personin që ishte edhe inspirim për realizimin e këtij portreti. “Certifikatën e Guinnes do të ja dhuroj Rita Orës, pasi që mozaikun e kam bërë për Rita Orën”, ka thënë Poezhgu për KultPlus. Ai ka shpjeguar se ka biseduar me tezen e Rita Orës, dhe sipas tij, ajo do t’ia dorëzojë këtë certifikatë Rita Orës.
Mozaiku i cili shfaq imazhin e Rita Orës është 300 m² dhe është arritur duke përdorur misër, grurë, farë luledielli dhe fasule./KultPlus.com