1 Nëntor, 2019 - 10:52 pm
Rene Jorgensen Bolinger, profesoreshë në Universitetin e Prinstonit, ka vendosur t’i ndërthurë dy pasionet e saj: filozofinë dhe artin, në një seri portretesh, secili duke shoqëruar një filozof me një artist ose një stil artistik, të cilët kanë një vizion ose mendim mjaft të përafërt ose të ngjashëm.
Gottlob Frege dhe “Nata me yje” e Van Gogut
Fillimisht, Bolinger ka studiuar për pikturë në universitetin “Biola”, më pas iu drejtua filozofisë. “Kam pasur fatin, të kem dy mësues të artit veçanërisht të shkëlqyeshëm dhe të ndjeshëm ndaj filozofisë, Jonathan Puls dhe Jonathan Anderson, të cilët më bindën se dy pasionet e mia nuk e përjashtonin njëra-tjetrën dhe më kanë inkurajuar të vazhdoj studimet universitare”, – shprehet autorja.
Aktualisht është duke punuar në filozofinë e gjuhës, logjikës, epistemologjisë, shpirtit dhe filozofisë politike. Pyetjes se si mund të bashkohen aktivitete kaq të kundërta, ajo i përgjigjet: “Unë konstatoj se të dy llojet e sforcove mendore e plotësojnë mirë njëra-tjetrën, çdonjëra shërben si pauzë produktive ndaj tjetrës”.
Në faqen e saj, mund të gjejmë serinë e portreteve që ajo ka bërë, duke shoqëruar një filozof me një artist sipas ngjashmërisë, sipas saj, të mendimeve dhe veprave të tyre.
G.E.M. Anscombe dhe Jackson Pollock
Sipas Bolinger, krijimtaria e secilit prej tyre përqendrohet mbi natyrën dhe pasojat e veprimit.
Simon Dë Bovuar dhe Frida Kahlo
Këto të dyja janë binjakëzuar nisur nga interesi i tyre i përbashkët për vetëportretizimin dhe intepretimin shoqëror të feminitetit.
Albert Kamy dhe “Klithma” e Eduard Munch
Spas artistes, piktura origjinale e Munch-it është “si një interpretim i përshtatshëm i qasjes së Kamysë ndaj ankthit ekzistencial”.
Soren Kierkegaard, në stilin e Roy Lichtenstein
“Ky shoqërizim imazhesh pasqyron rreshtin e parë të librit të Kierkegaard-it: “Traktati i dëshpërimit” ose “Sëmundja vdekjeprurëse”, në të cilën ai përkufizon “Unin” si një marrëdhënie që i referohet vetvetes”.
Aristoteli sipas skicës së Da Vinçit
Për studimet e tyre kërkuese të natyrës.
Platoni dhe stili i mëndafshtë i Andy Warhol
Bolinger, tregon se magjepsja e Warhol-it për “degradimin e imazhit nga e mëndafshta i bën jehonë analizës së Platonit, mbi format e pasqyruara në mënyrë të papërsosur në botën materiale”.
Emanuel Kant dhe Pablo Pikaso
Sipas artistes, ata janë binjakëzuar sepse “që të dy e përqendruan një pjesë të madhe të punës së tyre në pengesat e perceptimit të drejtpërdrejtë të botës së jashtme”. /konica.al/ KultPlus.com