24 Korrik, 2019 - 7:54 pm
Piktori i parë profesionist i filmit shqiptar Shyqyri Sako ka çelur ekspozitën “Duke pikturuar filmin” në Qendrën për hapje edhe Dialog. Teksa artisti rrëfen nëpërmjet pllakateve historinë e kinematografisë shqiptare të para viteve ’90, ndalet edhe tek situata ku gjendet sot filmi shqiptar.
Pllakate origjinale, vizatime, portrete edhe piktura të “Artistit të Merituar”, Shyqyri Sakos, i cili i ka realizuar gjatë 50 viteve krijimtari artistike në ish-Kinostudion “Shqipëria e Re”, janë ekspozuar për publikun në Qendrën për hapje edhe Dialog. Rreth 90 pllakate të filmave (posterat), prodhime origjinale, por edhe vizatimet dhe pikturat, që janë frymëzime nga filmat ekspozohen, si reflektime nostalgjike që risjellin me shumë kujdes dhe durim momente interesante nga disa filma. Piktori Shyqyri Sako teksa kujton takimet e para me artin, studimet në Moskë, ndalet edhe tek krijimtaria e tij artistike në kinematografinë shqiptare.
“Kthimi nga Moska për mua ishte një armë, sepse atë që unë mësova atje do ta jepja në Kinostudio për ata që nuk kishin fatin tim, që të mësonin teknikën e filmit edhe artin e kinematografisë. Piktori më i madh rus, ai që ka pikturuar filmin “Skënderbeu’, Shpineli ka qenw pedagogu im nw Moskw. Ai thoshte, që kisha talent, prandaj duhet qw tw punoja se do të bënte piktor të madh. Por kur u prishën marrëdhëniet, unë u ktheva këtu. Mësimet e tij më vlejtën shumw. Ndërsa, për herë të parë në ish- Kinostudio më ftoi Kristaq Dhamo që të bëja kostumet në filmin “Detyrë e Posaçme”, rrwfen piktori Shyqyri Sako.
“Njësiti Gueril” (1969), “Kapedani” (1972), “Rrugë të bardha” (1974), “Dimri i fundit” (1976), “Tomka dhe shokët e tij” (1977), “Mësonjëtorja” (1979), “Fundi i një gjakmarrjeje” (1983), “Shpella e piratëve” (1990), “Përdhunuesit” (1994) etj., janë disa nga posterat, që rrëfejnë punën e palodhur të Sakos. Por, që sot sipas tij, jo vetëm piktorë filmi, që nuk ka më, por nuk ka as prodhime cilësore kinematografike shqiptare.