10 Mars, 2021 - 10:24 pm
Kryes Stern është artistja zviceriane e cila dashuron Shqipërinë. Në një intervistë në emisionin ‘Rreze Dielli’ ajo tregoi se rastësisht erdhi në Kosovë e më pas në Shqipëri, ndërsa merret me ‘ Street Art’ dhe përpiqet që t’i jap ‘jetë’ mureve me pikturat e saj.
“Unë jam nga Zvicra, jam lindur dhe rritur në Zvicër, erdha në Kosovë për herë të parë në një festival që ndodh për 3-4 vitesh dhe erdha per herë të parë për të marrë pjesë në festival. Kishte një energji shumë të mirë dhe vendosa të vij për një muaj, mora pushim për me kqyr si është jeta, si janë njerëzit sepse kam pasur një mendim komplet ndryshe” tha ajo.
Fillimisht zhvendoset në Kosovë, dhe ashtu si shumë të huaj nuk e njihte këtë vend, ajo tregon për mendimet e para kur vendosi të jetojë në këtë qytet:
“Më fal, por keni një imazh të keq pak, sepse akoma mendojmë që është një vend pas lufte, me njerëz që janë të varfër, që bëjnë sene te kqija dhe në Zvicër kemi dhe këtë problemin me drogën. Por kur erdha kam parë njerëz shumë të rinj, me kulturë shumë të zhvilluar me shumë shpresë. Dhe kam parë që njerëzit janë shumë familjarë janë këtu për njëri-tjetrin” shprehet ajo.
Pas disa kohësh ajo është zhvendosur në Tiranë për të pasur mundësi më të mira për zhvillimin e artit të saj: “ Në fillim ishte pak e vështirë edhe sepse gjuha është pak e ndryshme se në Kosovë. Kam pasur vështirësi për t’u kuptuar me njerëzit, nuk dija ku të blija ushqim por tani e kam ndëruar jetën këtu” shprehet ajo.
Ajo është dashururar me Shqipërinë dhe mendon të jetojë këtu për një kohë të gjatë duke ndarë me ne planet që ka për të ardhmen:
“Kam në plan me qëndru, kam në plan me ble një kamion të vogël sepse dua të bëj një galeri brenda dhe me shku nëpër Shqipëri, për ta vizituar dhe për të zhvilluar ‘ street art’ përfundoi ajo./shqiptarja/ KultPlus.com