Norah, motra e Borgesit dhe artistja e ilustrimeve

18 Gusht, 2019 - 5:54 pm

Jo vetëm Jorge Luis Borges, por edhe motra e tij.

Nga familja e shkrimtarit të madh ka dalë edhe Norah Borges, emri i vërtetë i së cilës ishte Leonor Fanny Borges Acevedo. 

Në vitet e 20-ta të shekullit të kaluar ajo ishte një ndër gratë e para që u angazhua në artin modern. Ajo ishte piktore ndërsa shpesh bashkëpunoi edhe me Borgesin, kur punoi në ilustrimin e disa revistave të kohës, në Argjentinë dhe jashtë, shkruan KultPlus.

Ajo ishte edhe kritike e artit dhe pjesë e Ultraismo – një lëvizje letrare në Spanjë në vitin 1918, si formë tjetër për të kundërshtuar modernizmin e asaj kohe. Ajo shkruante poashtu, poezi dhe tregime të shkurtra.

Pos librave të saj, në të cilët ajo u angazhua edhe për të realizuar kopertinat dhe pikturat e vizatimet e bukura, ajo punoi edhe në plot ilustrime e libra të tjerë. / KultPlus.com

Të ngjajshme