26 Tetor, 2018 - 11:32 am
Vështrime nudosh të bien në sy në ekspozitën “Ndryshe” të piktorit Pashk Përvathi, hapur në Muzeun Historik Kombëtar. Sensualiteti dhe thellësia me të cilën autori e ka trajtuar figurën femërore I bëjnë ato tërheqëse për publikun. Pashk Përvathi ka lindur në Manati të Lezhës, më 27 Shkurt të vitit 1958.
Që në fëmijëri ushqen pasion për pikturën. Në moshën 21-vjeçare paraqitet për herë të parë në Ekspozitën Kombëtare në vitin 1979 me peizazhin “Vjeshtë në Manati” përkrah piktorëve më të njohur të vendit. Në vitin 1983 çel edhe ekspozitën e tij të parë vetjake.Gjatë viteve 1986-1990 studion ne Akademinë e Arteve në Tiranë (Pikturë Monumentale). Mbas përfundimit te Akademisë se Arteve, është pjesëmarrës ne ekspozita personale dhe ne grup ne qytete te ndryshme te Shqipërisë, kryesisht në Tiranë.
Ka hapur Ekspozita Personale jashtë Shqipërisë ne Muzeun Municipal, Ceuta (Spanje), Qendra Kulturore Ataturk, Stamboll (Turqi), Pallati i Kombeve te Bashkuara ne Gjeneve (Zvicër), Galeria “Molo Vanviteliana” ne Ankona, Galeria “Guzzini” Rekanati – Ancona (Itali), Galeria “Oficcina della memoria” Fiuggi, Rome, (Itali), Galeria “Arte antiquare” Milano (Itali), Galeria Kombëtare Prishtine (Kosove).
Ekspozita ne grup:”Basilica si S. Maria di Collemaggio” Aquila, (Itali), “Pinacoteca dell amministrazione provinciale, Bari (Itali), Galeria “Exiliza” Ceuta (Spanje), Panairi i Artit Taormina, (Itali), Panairi i Artit Berlin, (Gjermani), “Lotton Gallery” në Çikago, “Eisenhauer Gallery” në Masaçusets, “Good Art Company” në Teksas dhe ”Smith Klein Gallery” ne Kolorado, “Chistopfer Hill” në Kaliforni (SHBA), Guayang (Kinë).
Vepra të tij janë pjesë e fondit të koleksionistëve në Evropë, Amerikë dhe Azi. Në fondin e Galerisë Kombëtare të Arteve ka tre vepra. Pashk Përvathi është dekoruar nga presidenti me Urdhërin “Naim Frashëri i Artë”. Në Tetor të vitit 2010 fiton çmimin “Abdurahim Buza” ne pikturë. Është fitues i çmimit “KULT” duke u shpallur nga Akademia “KULT” si ARTISTI PAMOR I VITIT 2011 për krijimtarinë me të mirë në artet figurative. Me 17 shkurt 2014 shpallet fitues i edicionit te 6-të të çmimit “Gursel Sulejmani” në Ferizaj, Kosovë. Në Vitin 2016 nderohet me” CMIMIN SPECIAL” nga Kosova Art, për rezultatet e arritura në Gara e Artit Global. Me 28 Dhjetor 2016 i akordohet nga Presidenti i Republikës se Shqipërisë, Urdhri “MJESHTER I MADH”. Është autor i 39, ekspozitave personale në pikturë të hapura brenda dhe jashtë Shqipërisë.