2 Qershor, 2021 - 9:23 pm
Ekspozita personale e autores Shqipe Kamberi, në Galerinë “Forum”, padyshim, ishte ngjarja me e rëndësishme kulturore në Zagreb, ditën e parë të qershorit.
Ekspozita e Shqipe Kamberit është mbështetur nga Bashkësia Shqiptare e Qytetit të Zagrebit dhe Prefekturës së Zagrebit, Ambasada e Republikës së Kosovës në Kroaci, nga Këshilli i Pakicave Kombëtare në Republikën e Kroacisë, Qendra Informative, Galeria Forum, nga Ermina Prljaskaj, deputete shqiptare në Parlamentin e Kroacisë dhe Unioni i Shqiptarëve në Republiken e Kroacisë.
Ekspozita është inicuar nga Sejfedin Prekazi.
Hapjen e ekspozitës e beri Drejtori i KIC, Petar Bujas. Ai, veprën e Kamberit e cilësoi risi në art dhe ngjarje të vecantë për publikun zagrebas.
Drejtori i Galerise Teodor Gavrilovic, ekspozitën e Kamberit e quajti nder për Galerinë “Forum”.
Prelaska tha që gratë shqiptare, të asaj pjese të shkuar të historisë, janë përshkruar për mrekulli në punimet e Kamberit.
Përfaqësuesi diplomat nga Ambasadori i Republikës së Kosovës në Republikën e Kroacisë, tha se është krenar që po e shikon një pjesë të historisë shqiptare në ekspozitën e Kamberi.
Ambasadori i Republikës se Maqedonisë së Veriut në Republikën e Kroacisë tha se punën e Kamberit e ka percjellë gjatë kohë. “Dhe jam krenar që kam mundësi ta shikojë punën e saj në Zagreb dhe, të flas për veprën e saj”, ka thënë ai.
Ekspozita u percoll nga mediumet kryesore Kroate, si Televizioni Nacional Kroat, televizioni ORT, gazeta ditore Jutarnji List, Narodne Novine etj…
Masat e paracaktuara nga organet kompetente për shkak të pandemisë, bënë që vizitorët e shumtë të prisnin në radhë që të hynin dhe ti shikonin punimet e Kamberit.
Në ekspozitë kishte edhe aktorë të njohur kroatë, piktorë të njohur kroatë si dhe koleksionistë të shquar, nga vise te ndryshme.
Ne librin e pershkrimeve, disa nga te pranishmit kishin shkruar:
Jam i impresionuar. Punët e Shqipes janë risi për skenën artistike të Zagrebit, dhe jo vetëm.
I. B
Ekspozite superiore. Një klimë e re. Jam i impresionuar.
P. Valek
Bukuri e paparë
E. P.
Piktura “Motrat” nga Shqipe Kamberi, është punimi më i bukur që kam parë në jetën time.
Rabini i Zagrebit
Shqipe Kamberi vazhdon qëndrimin e saj në Zagreb, me takime të shumta, përfshi takimet me komunitetin e grave, përfaqësuesit e ambasadave, organizata të ndryshme kulturore, artistë të shumtë si dhe takimet me koleksionistët./ KultPlus.com