Organizata HandiKOS, të enjten me ekspozitë në kryeqytet

24 Tetor, 2017 - 6:54 pm

Me datë 26 tetor, HandiKOS do të organizojë një ekspozitë të veçantë.

Ekspozita “Stick Up for WoW”(Women on Wall) do të mbahet më 26 tetor 2017, nga ora 17:15, në ambientet e HandiKOS-it.

Qëllimi i ekspozitës është fuqizimi i grave me aftësi të kufizuara në Kosovë. Pikturat dhe punimet e dorës, janë punuar nga fëmijët dhe të rriturit me aftësi të kufizuara, me ndihmë dhe mbikëqyrje të afërt të studentëve të arteve nga Kolegji AAB.

HandiKOS është organizatë joqeveritare, e themeluar në vitin 1983. HandiKOS avokon e punon për t’i dhënë fund diskriminimit ndaj njerëzve me aftësi të kufizuara dhe mbështetë një shoqëri me zë të fortë dhe të lartë duke promovuar vlerat dhe respektimin e të drejtave të njeriut në vendin tonë. / KultPlus.com

Të ngjajshme