5 Nëntor, 2019 - 1:40 pm
Qendra Kombëtare e Veprimtarive Tradicionale zgjodhi qytetin e Kukësit për të zhvilluar Panairin e I Kombëtar të Artizanatit. Në këtë panair morën pjesë artizanë të cilët zhvillojnë lloje të ndryshme punimesh.
Në këtë panair morën pjesë Sulejman Ibrahimi, punues i veglave muzikore, Ndriçim Guni, qeleshepunues, “Colors of Zadrima” me punimet e mëndafshit, “Gjiro Art” me kostumet popullore dhe bizhuteritë artizanale, Arjan Sufa me punimet artizanalet të pipave, tavllave etj, qilimpunueset e qyetit të Kukësti, artizanët e Hasit, Bruna Zguro dhe artizanët e qytetit të Korçës me punimet në gep, shtiza dhe teknikën felt.
Ky aktivitet u shoqërua edhe me një koncert ku morën pjesë artistë popullorë nga Hasi, Tropoja, Kukësi dhe Mirdita.
Drejtori i QKVT-së Niko Kotherja nderoi me “Mirënjohje” artizanë të cilët ushtrojnë mjeshtëri në zhdukje.
U nderua Ndriçim Guni për mbajtjen gjallë të punimit të qelesheve, Sulejman Ibrahimi për punimin e instrumenteve popullore, shoqata “Colors of Zadrima” për përpunimin e mëndafshit. /KultPlus.com