Pas 13 viteve rikthehet skulptura që e identifikon qytetin e Mitrovicës

26 Qershor, 2023 - 4:30 pm

Në Prizren me datë 7 korrik do të bëhet hapja e edicionit të katërt të Bienales së Autostradës, në të cilën do të paraqiten instalacione artistike tërheqëse, ngjarje kulturore dhe aktivitete zhytëse për ndërtimin e komunitetit, përcjell KultPlus.

Në mesin e këtyre aktiviteteve do të dalë para publikut edhe monumenti “Punë, art, dije” i artistit dhe profesorit universitar, Alban Muja. Ky monument, i konsideruar si njëri ndër simbolet kryesore të qytetit të Mitrovicës, u largua  nga aty 13 vite më parë, për tu kthyer edhe më fuqishëm  këtë vit.

Në Facebook, artisti Alban Muja, ka shpërndarë edhe disa detaje të veprës së tij, duke shpalosur para njerëzve skicën dhe procesin e punës për këtë vepër.

Edicioni i katërt i Bienales së Autostradës do të hapet në tri qytete të Kosovës, ku me datën 7 korrik do të jetë në Prizren, ndërsa me 9 në Prishtinë dhe Mitrovicë. / KultPlus.com

Të ngjajshme