Pas 470 vjetësh, restaurohet skulptura “Bandini Pietà” e Michelangelos

3 Tetor, 2021 - 4:59 pm

Është bërë restaurimi i një skulpture të Michelangelos, të cilën ai e punoi në pleqërinë e tij.

Skulptura u punua nga mermeri dhe përshkruan Jezusin të mbështetur tek Virgjëresha Mari, Shën Maria Magdalena dhe fariseu Nikodemus, fytyra e të cilit është një autoportret i gdhendur i artistit të plakur.

Michelangelo punoi në projekt midis vitit 1547 dhe 1555, derisa ishte në të 70 –at dhe ishte një projekt i vështirë që në fillim.

Miku dhe biografi i tij Giorgio Vasari shkroi se blloku i mermerit ishte me të meta dhe plot papastërti.

Kjo e frustroi Michelangelon dhe përfundimisht e braktisi punën, madje Vasari tregoi se Michelangelo u përpoq ta shkatërronte atë skulpturë, shkruan Indianexpress, transmeton Klankosova.tv.

Por, skulptura mbijetoi dhe javën e kaluar kjo vepër u shfaq publikisht pas restaurimit të saj të parë i cili u bë pas 470 vjetësh.

Imzot Timothy Verdon, drejtori i Muzeut Opera del Duomo, që ka qenë shtëpia e statujës për 40 vitet e fundit se kjo vepër shpreh më së miri marrëdhënien e autorit me skulpturën.

“Kjo është vepra më personale e Michelangelo, jo vetëm sepse përfshin autoportretin e tij dhe ishte e destinuar për varrin e tij, por sepse shpreh marrëdhënien që kishte ai me punën me mermer”, u shpreh ai.

Ndryshe, rreth vitit  1560 vepra iu shit bankierit Francesco Bandini dhe u bë e njohursi “Bandini Pietà”./KultPlus.com

Të ngjajshme