Pas një turneu të suksesshëm rajonal, ”Perceptime” u hap edhe në Shkup

13 Qershor, 2019 - 2:30 pm

British Council dhe Muzeu i Artit Bashkëkohor në Shkup kanë bashkëpunuar me katër muzeumet rajonale, duke përfshirë edhe Galerinë Kombëtare të Kosovës në kuadër të projektit rajonal të artit ‘’Perceptime’’, i cili tashmë është njohur nga profesionistët e muzeut dhe do të paraqitet në shtator të këtij viti në njërën nga konferencat më prestigjioze të muzeut në botë, në “Këshillin Ndërkombëtar të Muzeve (ICOM)”. Ekspozita e fundit në kuadër të këtij projekti u hap mbrëmë në Shkup nën emrin “PERCEPTIMET GJINORE”.


“PERCEPTIMET GJINORE”, në Muzeun e Artit Bashkëkohor në Shkup, është ekspozita e fundit nga gjithësejt pesë ekspozita që janë rezultat i këtij projekti të përbashkët kuratorial, i cili fokusohet në artin e grave. Projektuar si një bashkëpunim i pesë kuratoreve nga Ballkani Perëndimor, projekti paraqiti në secilën prej këtyre ekspozitave veprat e artisteve Britanike nga koleksioni i British Council, të cilat kuratoret i përzgjodhën bashkarisht dhe i vendosën në dialog me veprat artistike lokale. Kështu që Perceptimet u rritën si një hapësirë artistike femërore në udhëkryqin e strategjive të ndryshme kulturore, politike dhe teorike brenda gjeografisë politike të Ballkanit Perëndimor – duke filluar nga Cetinja, përmes Novi Sadit dhe Prishtinës, deri në Banja Llukë, duke përfunduar me ekspozitën në Shkup.

Deri më 12 Gusht të këtij viti, vizitorët në Muzeun e Artit Bashkëkohor në Shkup, do të kenë mundësinë për të mësuar më shumë në lidhje me botën që mund të shohin sytë e artistit, ngjashmëritë dhe dallimet në zgjedhjen e temave në veprat e disa nga autoreve më të famshme të Britanisë së Madhe dhe Maqedonisë Veriore, dhe për të diskutuar çështjet e imponuara në gra në mbarë botën. Ekspozita në Shkup do të mbyllë ciklin duke paraqitur 39 vepra të artit bashkëkohor të 25 artisteve, të cilat janë të ndara në tri seksione, në tri fusha të pozitës së gruas: duke shikuar dhe vëzhguar – SHIKIMET, prezantimi vizuel – PËRFAQËSIM dhe “përkeqësimi i vizionit të paraqitur” – ANULIMI I PËRFAQËSIMIT. Ideja e kësaj ndarje konceptuale nuk është të prodhojë një tjetër kuadër të interpretimit përmes vizualizimit multivokal të përvojës femërore, por bëjnë thirrje për një shqyrtim të strukturuar dhe të detajuar të parimit mashkullor që ndërton modernizmi dhe në mënyrë kritike t’i qasemi problematikës së prezantimit përmes pyetjeve radikale. Artistet e paraqitura rikthejnë kredibilitetin e formës dhe përvojës së grave përmes punës së tyre; ndërprejnë hierarkinë gjinore të strukturuar dhe të përjetësuar; por gjithashtu propozojnë një qasje të re kritike për shqyrtimin e përfaqësimit të problemit (gjinisë).

***

Ekspozita e mëhershme ‘’Lulja më e bukur është e pa këputur’’ në Banja Llukë e cila është emëruar sipas veprës se artistes Sandra Dukić së voni është mbyllur, dhe ka qëndruar e hapur tre muaj me program shumë të pasur. Qëllimi i kësaj ekspozite ishte përfshirja dhe prezantimi i artisteve të pa afirmuara, protagonisteve të një skene të pavarur, si dhe ndërlidhjes së një skene të pavarur, profesioneve të pazakonta dhe një institucioni ku paraqitet puna. Rezultati përfundimtar ishte pothuajse 100 artiste të përfshira në projekt.

Kurse në Kosovë kjo ekspozitë u shfaq me titullin ‘’Burrneshat’’ në Prishtinë, dhe ishte poashtu rezultat i një bashkëpunimi dy-vjeçar midis pesë kuratorëve dhe institucioneve nga Ballkani Perëndimor. Titulli i ekspozitës ishte një koment ironik ndaj diskriminimit të grave që shkojnë aq larg deri në atribute, ndërsa në realitet gratë janë në të vërtetë motorë të fuqishëm që e shtyjnë shoqërinë përpara. Më shumë rreth ekspozitës në Shkup: https://www.britishcouncil.mk/en/programmes/arts/perceptions/skopje

Të ngjajshme