22 Dhjetor, 2022 - 11:29 pm
Për herë të parë në Shqipëri hapet një sallë multimediale projeksioni 3D, që do të përurohet me koleksionin e pikturave të Vangjush Mios.
Lajmin e bëri të ditur ministrja e Kulturës Elva Margariti, teksa shkroi në rrjete sociale “edhe një herë Korça e para”.
“Zhytuni në botën plot ngjyra të mjeshtrit të pikturës shqiptare, në datën 23 Dhjetor ora 18:00 Qendra e Artit Kulturës dhe Inovacionit (Ish-godina e Këshillit të qarkut Korçë) do të ekspozojë në projeksionin 3D, koleksionin e pikturave të Vangjush Mios”, shprehet ministrja.
Gjatë karrierës 40-vjeçare, Vangjush Mio realizoi mbi 400 vizatime dhe 130 piktura.
Rreth 60 punime të tij zënë vend në koleksionin e Galerisë Kombëtare të Arteve në Tiranë. Veprat e tjera, nën kujdesin e së bijës Rozeta, ekspozohen në shtëpinë-muze të tij./atsh/ KultPlus.com