Për nder të Karl Lagerfeld, Cara Delavigne i rikthehet pasarelës

6 Mars, 2019 - 3:20 pm

Në “Grand Palais” në Paris sfiloi koleksioni i fundit i dizajnuar nga Karl Lagerfeld për “Chanel”.

Vizionari “Kaiser” ishte drejtori kreativ për markën franceze prej vitit 1982 deri në ditën kur ndërroi jetë, më 19 shkurt. Lot e mallëngjime në pasarelë dhe në radhët e publikut, sfilita u hap me një minutë heshtje në kujtim të stilistit legjendar dhe u mbyll me notat magjike të “Heroes” të David Bowie.

Në “catwalk” parakaluan disa nga modelet e tij të preferuara; Kaia Gerber, Mariacarla Boscono, Vittoria Ceretti, madje dhe Penelope Cruz. Rikthim në pasarelë ishte për Cara Delevingne, e cila sfiloi sërish vetëm për Lagerfeld, pas lamtumirës së dhënë dy vjet më parë.

Në radhët e publikut nuk munguan emra të njohur të pasarelave dhe ekranit, si Kristen Steëart, Claudia Schiffer e Monica Bellucci. / KultPlus.com

https://www.instagram.com/p/BuoHAgUBBKZ/

Të ngjajshme