27 Gusht, 2017 - 4:27 pm
Fotografitë: Anisa Rada
Në kuadër të ditëve të mbajtjes së Bienales Ndërkombëtare të Artit Bashkëkohor në Prizren, Autostrada Biennale në partneritet me EC Ma Ndryshe kanë organizuar performancën publike për shfrytëzimin e sipërfaqes gjelbëruese dhe lumit brenda shtratit të Lumbardhit, përcjell KultPlus.
Kjo hapësirë, në kuadër të këtij aktiviteti, do të shfrytëzohet si vendtakim (Meeting Point) për vizitorët e Bienales Ndërkombëtare të Artit Bashkëkohor, me ç’rast ata do të mund ta përjetojnë nga afër lumin dhe hapësirat natyrale të gjelbërimit.
Hapësira do të shërbejë për vizitorët si vendtakim informues ku përveç të tjerash do të jetë banaku dhe shitorja me produkte të Autostrada Biennale./ KultPlus.com