11 Maj, 2023 - 8:30 pm
Artan Peqini e sfidon veten për të dytën herë ne pikturë. Tashmë në një ekspozitë të re, të kthyer në të përvitshme.
E quajtur “Përtej kufirit dhe portave” ekspozita në galerinë e FAB është e kuruar nga Najada Hamza dhe përmban 16 piktura në vaj dhe 7 vizatime, që ekspozohen për herë të parë.
Sinkron Artan Peqini, skulptor/ artist pamor
Këta personazhe të tablo duket sikur kanë një takim me historinë, duke i sjellë të bashkëkohë me antikitetin. Nga ana tjetër ata nuk kanë një identitet, por janë të ngjashëm me ne.
Është cikli i tij i dytë piktorik, ai i një pasditeje të “përhershme”, ku dallohen përsëri po ata personazhe të njohur, të paqtë e emblematikë. Ata përvidhen aty në gjirin e natyrës, bashkë, si një grup i hedhur në një realitet fantastik, zbuluar papritur në oborrin e pasmë të shtëpisë./TopChannel/ KultPlus.com