19 Mars, 2018 - 2:08 pm
Në edicionin e sivjetmë të Çmimit Ardhje 2018-të, kanë aplikuar gjithsej 21 artistë të rinj, shkruan KultPlus.
Kësisoj tashmë është bërë përzgjedhja e finalistëve të këtij çmimi, nga juria profesionale e përbërë nga: Barnabas Bencsik, Alketa Ramaj, të cilëve do ju bashkëngjitet, Anthony Elms, Krye Kurator i Institutit të Artit Bashkëkohor (ICA), Universiteti i Pensilvanisë.
Katër finalistët që garojnë për Çmimin Ardhje 2018-të, janë: Blerina Muça, Fatlum Doçi, Remijon Pronja dhe Sokol Peçi.
Juria ndërkombëtare do të mblidhet në Tiranë me rastin e ekspozitës së katër finalistëve tek Qendra Zeta, dhe do të shqyrtojë portofoliot dhe prurjet artistike të artistëve në ekspozitë. Artisti fitues që do të bëhet i ditur më 1 qershor, atëherë edhe kur mbahet ekspozita do të jetë artist në rezidencë tek Residency Unlimited në Neë York, Gusht-Shtator, 2018./ KultPlus.com