8 Dhjetor, 2018 - 4:32 pm
Pesë piktura të mitit amerikan të muzikës, Frank Sinatra u shitën të paktën 100 000 dollarë secila, kur koleksioni i tyre u bë publik nga bashkëshortja e tij e fundit, në shtëpinë e ankandeve ”Sotheby’s” në New York
Nga këto piktura, të gjitha abstrakte, dy prej tyre u shitën 137 500 dollarë ose të paktën tetë herë më shumë nga çmimi fillestar.
Piktura ishte një hobi e Frank Sinatras, që ai e ushtronte në shtëpinë e tij në Rancho Mirage, Kaliforni, në fund të viteve ’60.
E martuar për 22 vite, Barbara Sinatra vdiq në vitin 2017, gati 20 vite pas vdekjes së Sinatras në vitin 1998./javanews.al/ KultPlus.com