Petrit Halilaj i çon qilimat e tij në Varshavë

17 Prill, 2018 - 6:20 pm

Qilimat e punuar nga artisti Petrit Halilaj që nga 7 prilli janë në Varshavë.

Petriti dhe artistë të tjerë janë bashkuar në hapjen e një hapësire të re ekspozuese në Varshavë, e cila quhet “Friend of a Friend”.

“Do you realise there is a rainbow even if its night orange red” është puna artistike e Halilajt në këtë ekspozita krahas artistëve të tjerë pjesëmarrës.

Një numër i madh i galerive janë bashkuar për të qenë pjesë e kësaj hapësire ekspozuese. Në mesin e galerive të përfshira janë edhe Chertlude nga Berlini dhe Jan Kaps nga Kolni. Galerive të mëdha i shtohen edhe galeritë nga Varshava: BWA Warszawa, Foksal Gallery Foundation, LETO, Piktogram, Dawid Radziszewski, Raster, Stereo, Wschód.

Halilaj me të njëjtin koncept të qilimave të varur nëpër mure dhe ndërtesa ka marrë pjesë edhe në Bienalen e Venecias vitin e kaluar, ku edhe morri një Mirënjohje Speciale. Halilaj është fitues i Mario Merz Prize

Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri me 28 prill.

Iniciativa është pritur mirë, sidomos bashkëpunimi mes galerive vendore dhe atyre ndërkombëtare dhe pritet të shihet nëse një praktikë e tillë artistike mund të funksionojë. / KultPlus.com

Të ngjajshme