13 Tetor, 2018 - 7:30 pm
Piktori shqiptaro zviceran Ali Sinani do të përfaqësoj Zvicrën në ekspozitën ndërkombëtare “Ëndrra dhe realiteti” që do të hapet më 19 tetor në muzeun më prestigjioz të Francës, në muzeun e Luvrit.
Ekspozita synon të sjell para publikut prurje dhe trende të reja në artin e pikturës.
“Kësaj radhe prezantoj Galerinë e Vjenës “Paks Galeri”, me kurator Heinz Playner, nën udhëheqje të Momag Muzeum të Vjenës së Austrisë”, u shpreh ai për albinfo.ch.
Me ciklin Gjurmët, Sinani, do të prezantohet me disa piktura që janë realizuar viteve të fundit ne tekniken e Enfermellit, ku edhe vitin e kaluar me këtë teknike mbrojti tezen e dezertacionit të doktoraturës, shkruan tutje albinfo.ch.
Ekspozita ka karakter shitës, ku do të jetë e hapur prej 19 tetorit deri më 21 tetor.
Do të prezantohen përmbi 100 galeri në këtë ekspozitë ndërkombëtare në Carousel du Luvre-Luver Paris./ KultPlus.com