9 Tetor, 2020 - 12:50 pm
Piktori shqiptar, Zabedin Memishi-Baci, nga Tetova ka hapur ekspozitën e tij personale në Paris, ku është paraqitur me 27 punime.
Pikturat e ekspozuara në atelien e Cite International des Arts në Paris pasqyrojnë qiellin mistik, qiellin e errët, qiellin e “tmerrshëm”, e të gjitha këto i ka përmbledhur në një term të vetëm të titulluar “Kaosi në qiell”.
Vizitorë të shumtë iu afruan pikturave për të ndjekur krijimtarinë artistike të piktorit shqiptar. Ndryshe, Zabedin Memishi, i njohur ndryshe me nofkën Baci, shkruan zhurnal. Po ashtu, ai ka marrë pjesë në shumë evenimete të tjera artistike, megjithatë ai për herë të parë ekspozon veprat e tij në një ekspozitë ndërkombëtare, siç është Cite International des Arts në Paris. /Albinfo.ch / KultPlus.com