22 Shkurt, 2019 - 10:20 pm
Për nderë të 11 vjetorit të Pavarësisë, piktorja Teuta Ibriqaj hapi një ekspozitë personale në zyrat e Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës në New York.
Kjo ekspozitë është inspiruar nga arti, kultura dhe historia ilire. Në hapje të saj morën pjesë ambasador, diplomatë të ndryshëm, artist dhe diaspora.
Piktorja Ibriqaj ka falënderuar të gjithë ata që e kanë ndihmuar për realizimin e kësaj ekspozite.
Në anën tjetër Teuta Sahatqija e cila është konsulle e Kosovës në New York u shpreh e lumtur që zyret e Misionit të Kosovës janë shndërruar në vend për art dhe kulturë.
“Vend ku shqiptarët nga të gjitha vendet ndihen krenar, në shtëpi të tyre dhe të mirëseardhur. Albana Bylykbashi të lumtë për udhëheqjen shembullore të këtij projekti artistik. Faleminderit gjithashtu të gjithë diplomatëve të Kosovës ne New York për ndihmën dhe angazhimin. Faleminderit Halil Mula, Beqir Sina, Ilir Rizaj dhe gjithë të tjerët”, ka thënë Sahatqija./ KultPlus.com