18 Dhjetor, 2020 - 10:02 pm
Sot në ditën ndërkombëtare të emigrantëve sjellim një pikturë të piktorit shqiptar, i cili jeton në Itali, Agim Sulaj.
“Emigranti i vogël. Vendi im, Shqipëria”, një tablo që tregon një djalë të vogël teksa kërkon në hartë atdheun e tij dhe Vlorën qytetin e prindërve të tij.
Kjo pikturë është blerë ng një grua belge, sepse sipas saj përcjell një mesazh universal, siç është emigrimi, tregon vetë piktori Sulaj, i cili na tregon gjithashtu se kush ishte djali i vogël që e frymëzoi për këtë tablo.
“Është tablo e pak viteve më parë. Kam qenë gjithmonë i dedikuar në punën time ndaj emigrimit dhe historive të veçanta të kësaj plage të pa shërueshme të Shqipërisë. Tabloja në fjalë prezanton një fëmijë të vogël në një klasë fillore të Italisë. Prindërit e tij janë shqiptarë. Dhe tabloja prezanton momentin kur fëmija gjen me kureshtje e mall Shqipërinë , në hartën e madhe të Italisë dhe pikërisht kërkon Vlorën e prindërve të tij. Është një tablo autobiografike mund të quajmë, ekspozuar për herë të parë në ekspozitën personale në Kruishoutem të Belgjikës. Qendra europiane e Humorit e Ilustrimit satiric. E bukura është që e ka blerë një grua belge “për mesazhin poetik e universal që përcjell” , mbaj mend më ka thënë, tregon piktori Agim Sulaj për “Diaspora Shqiptare”. /dp/ KultPlus.com