17 Nëntor, 2021 - 11:01 am
Një pikturë e artistes meksikane, Frida Kahlo, është shtiur për një çmim rekord prej 34.9 milionë dollarësh në shtëpinë e ankandeve “Sotheby” në Nju Jork.
Ky është çmimi më i lartë që është paguar në një ankand për një vepër arti nga Amerika Latine, shkruan BBC.
Rekordi i mëparshëm ishte vendosur nga artisti Diego Rivera, vepra e të cilit ishte shitur për 9.76 milionë dollarë në vitin 2018.
Piktura “Diego y Yo” e artistes meksikane ishte një ndër autoportretet e fundit të saj. Në pikturë paraqitet piktorja me lot dhe bashkëshorti i pikturuar në ballin e saj.
Sipas gazetës amerikane, “The New York Times”, piktura u ble nga Eduardo F. Cosantini, i cili ka hapur një muze në Argjentinë.
Për herë të fundit, kjo pikturë ishte vënë në një ankan në vitin 1990, kur ishte shitur për “vetëm” 1.4 milion dollarë.
Kahlo vlerësohet gjerësisht si njëra ndër piktoret më të mëdha të shekullit XX. Ajo bëri famë me autoportretet e saj, ku pasqyrohen dhimbja e izolimi.
Frida Kahlo ka jetuar nga viti 1907 deri në vitin 1954. Ka vdekur në moshën 47-vjeçare në Mexico City. Ajo me krenari e ka promovuar kulturën indogjene meksikane përmes artit./KultPlus.com