28 Prill, 2019 - 10:28 am
Një tablo e thjeshtë, e pikturuar nga ish-presidenti afrikano-jugor, Nelson Mandela që përfaqëson derën e qelisë në Robben Island aty ku ai u burgos për 18 vite, pritet të dalë në ankand në fillim të majit në qytetin e Nju Jorkut.
Vlera e pikturës me titullin “The Cell Door, Robben Island”, e cila u realizua në 2002 nga fituesi i Çmimit Nobel, është paraqitur mes 60000 dhe 90000 dollarë nga shtëpia e ankandeve Bonhams.
Vepra do të dalë në ankand të enjten e ardhshme, si pjesë e një ankandi të artit bashkëkohor afrikan. Kjo është një nga pikturat e rralla që Mandela ruajti deri në momentin e vdekjes në 2013.
Për kontributin e tij, Mandela u nderua me cmimin Nobel për Paqe në vitin 1993, bashkë me Frederik Willem de Klerk. / KultPlus.com