24 Shtator, 2019 - 9:00 pm
Një kryevepër e Rilindjes, me vlerë mbi 5 milionë euro, është zbuluar e varur mbi sobën e kuzhinës së një gruaje të moshuar franceze, në një qytezë pranë Parisit.
Piktura është vepër e mjeshtrit Cimabue dhe ishte “fshehur” në shtëpinë në Compiegne, derisa e moshuara vendosi ta çonte për vlerësim.
Ajo mendonte se ishte thjesht një relike e vjetër fetare por i thanë që ishte pikturë e vitit 1280, që vlerësohet 4-6 milionë euro. /KultPlus.com