23 Mars, 2021 - 11:38 pm
Piktura më e madhe në botë, e cila u krijua nga artisti britanik Sacha Jafri, është shitur për 45 milion £ për të mbledhur fonde për organizatat bamirëse për fëmijë.
Jafri kaloi tetë muaj duke pikturuar në sallën e një hoteli të shkretë në Dubai.
Ai planifikoi ta shiste atë në 70 pjesë, por biznesmeni francez i kriptomonedhave Andre Abdoune e ka blerë tërë veprën.
Çmimi e bën atë një nga pikturat më të shtrenjta të shitura ndonjëherë në ankand nga një artist i gjallë.
Jafri tha se 62 milion dollarë të plotë (45 milion £) do të shkonin në Dubai Cares, Unicef, Unesco dhe Global Gift Foundation për të ndihmuar fëmijët në nevojë në vendet si Brazili, India, Indonezia dhe Afrika e Jugut.
Artisti 44-vjeçar nga Londra fillimisht shpresonte të mblidhte 30 milion dollarë.
“Isha vërtet i emocionuar nga ajo që ndodhi – të mbledh gjithe atë shumë parash nga një pikturë brenda një nate,” tha ai.
Jafri filloi duke u bëbë një thirrje fëmijëve që t’i dërgojnë atij fotografitë e tyre që paraqesin se si ndiheshin gjatë pandemisë. Ai mori përgjigje nga 140 vende, të cilat i përdori për frymëzimi.
“Isha në një gjendje të thellë meditimi. Shikova gjithë punën e fëmijëve dhe fillova të pikturoj nga nënvetëdija. Asgjë nuk është planifikuar. Nuk ka skica. Nuk kishte vizatime”.
Në shtator, Rekordet Botërore Guinness e njohën atë si kanavacën më të madhe të artit ndonjëherë./Demokracia/ KultPlus.com