Pikturat e Leonardo Da Vinçit që bota nuk i ka parë me shekuj

3 Mars, 2018 - 2:45 pm

Në vitin 2019 do të bëhen 500 vite nga vdekja e artistit Leonardo da Vinçi, kurse për nder të tij do të zbulohen punime që nuk janë parë më herët. Disa prej tyre tashmë janë zbuluar kurse ekspozitat e plota do të hapen gjatë periudhës 1 shkurt deri më 6 maj në Britani.

Për të shënuar 500 vite nga vdekja e Leonardo da Vinçit, në vitin 2019, Koleksioni Mbretëror do të shfaqë punën e artistit në 12 ekspozita të cilat do të hapen në Britani të Madhe. Ekspozitat do të shfaqin punime të cilat publiku nuk i ka parë më herët.

Artisti edhe pse ka krijuar vetëm 20-të piktura gjatë jetës së tij, njëra prej të cilës është shitur së fundi për 450 milionë dollarë, ka lënë drafte të shumta të punës së tij. Që nga mbretërimi i Charlesit të dytë, Koleksioni Mbretëror, ka në pronësi një koleksion të rrallë dhe të gjerë të vizatimeve të Da Vinçit, të cilat u vendosën pas vdekjes së artistit në një album të vetëm nga skulptori Pompeo Leoni në Milano rreth vitit 1590.

Nga shumë vizatime që do të dalin në publik vitin e ardhshëm të Leonardo da Vincit nën ekspozitën “Leonardo da Vinçi: Një jetë me vizatime”, janë dy vepra jashtëzakonisht intriguese dhe shumë të rralla që do të shfaqen në Galerinë e Mbretëreshës. Ato janë të padukshëm për syrin e njeriut, të cilat mund të shihen falë teknologjisë së dritës ultravjollcë.

Në Galerinë e Arteve Walker në Liverpool, ju do të keni mundësinë të shihni një studim për një vepër që ai krijoi në vitet e tij të mëvonshme, pastaj një vizatim që një figurë të një femre e cila ka një stil të flokëve të komplikuar, që me sa shihet e ka magjepsur artistin. Ndërsa në Muzeun Bristol dhe në Galerinë e Arteve, ju mund të shihni studimet e tij për macet, luanët dhe një dragua.


Bristol Museum & Art GalleryLeonardo da Vinci, Cats, lions and a dragon, c.1517-18, black chalk, pen and ink, wash

Royal Collection Trust / © Her Majesty Queen Elizabeth II 2018

For single use only in connection with the ‘Leonardo da Vinci: A Life in Drawing’ exhibitions, which will open simultaneously at 12 museums and galleries across the UK in February 2019, followed by two further exhibitions at The Queen’s Galleries in London and Edinburgh. Not to be archived or sold on.

“Vizatimet e Leonardo da Vinçit janë një thesar kombëtar, tepër i bukur dhe burimi kryesor i njohurisë sonë të artistit”, tha Martin Clayton, kreu i shtypjeve dhe vizatimeve në Trustin e Koleksionit Mbretëror, i cili ka pasur privilegjin të punojë me vizatimet për shumë vite. / KultPlus.com

Të ngjajshme