11 Nëntor, 2022 - 3:34 pm
Qytetit të Korçës i është shtuar një tjetër pikturë murale, e piktorit të talentuar korçar Arjol Pepi.
Kryetari i bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo ndau sot në rrjetet sociale pamje nga kjo murale.
““Gruaja me Krahë” është grafika e realizuar si pjesë e projektit të Bash Art “Dhunë off – Power on” i cili erdhi si thirrje për artistët urbanë për të përcjellë mesazhe në ditët e aktivizimit kundër dhunës me bazë gjinore”, tha Filo.
Në këtë murale paraqitet një grua me krahë, që simbolizonin pikërisht fluturimin drejt lirisë. Kjo është muralja e tretë e piktorit të talentuar korçar Arjol Pepi që i shtohet Korçës.
Muralet janë kthyer në atraksionin më të ri turistik në disa qytete të vendit, ku syri kureshtar i qytetarëve mahnitet nga ngjyrat, ndërthurja e elementëve dhe sidomos nga mesazhet që transmeton ky art./ atsh / KultPlus.com