24 Gusht, 2018 - 10:00 pm
Piktori Anastas Kostandini, ka realizuar portretin e poetit dhe shkrimtarit Lasgush Poradeci, shkruan KultPlus.
Ky portret i bukur është realizuar mjeshtërisht nga artisti.
Anastas Kostandini ka mbaruar Akademinë e Arteve të Bukura në Tiranë më 1978. Tema e preferuar e veprave të tij janë peisazhet sociale e poetike nga jeta e përditshme, natyra psikologjike e qytetit të lindjes Pogradecit të cilin ai e njeh në thellësi, si dhe kompozimi nga traditat e vendlindjes. /KultPlus.com