17 Qershor, 2024 - 5:35 pm
Më 14 qershor 1924, piktori belg Emile vdiq në Astene. Një ditë para vdekjes së tij, ai kishte pikturuar një pastel me një buqetë me lule, dërguar atij nga mbretëresha Elisabeth e Belgjikës. Claus është varrosur në kopshtin e tij në Astene dhe një rrugë është emëruar me emrin e tij në Bruksel.
I diplomuar në Akademinë e Antwerpenit, Emile Claus praktikon për rreth dhjetë vjet një realizëm mjaft konvencional dhe me ngjyrim shoqëror. Kur mbush 34 vjeç, ai vendos studion e tij – e cila më vonë do të bëhej shtëpia e tij – në Astene, një fshat i vogël pranë Gentit.
Gjatë Luftës së Parë Botërore, Claus arratiset në Londër ku pikturon shumë pamje të Thames. Midis tyre “Ura e Waterloo, dielli dhe shiu, marsi” (1916) dhe “Pamja e Londrës, dimri” (1916) janë pjesë e koleksionit të Muzeut Mbretëror. /Liberale.al/ KultPlus.com