Portreti i poetit francez Rimbaud del në ankand

16 Nëntor, 2024 - 9:45 pm

Një portret i poetit francez Arthur Rimbaud i pikturuar nga poeti Paul Verlaine në formën e tij origjinale do të dalë në shtëpinë e ankandeve Drouot në Paris më 2 Dhjetor.

Piktura që përshkruan Rimbaud duke tymosur një llull është një nga imazhet më të njohura të poetit të shekullit të 17-të, i zgjedhur nga Verlaine për kopertinën e “Poezive të plota” të Rimbaud, por origjinali nuk ishte shfaqur kurrë në publik.

“Ky vizatim është veçanërisht i rëndësishëm sepse nuk është parë kurrë më parë. Kjo do të thotë se është hera e parë në 130 vjet që ne do të mund ta shikojmë atë personalisht. Megjithatë, ne tashmë e dimë për të sepse është riprodhuar vazhdimisht, sepse është një vizatim që Verlaine zgjodhi në 1895 për ta përdorur si kopertinë për Poezitë e Plota të Rimbaud -it.”

Shtëpia e ankandeve Tessier-Sarrou do të shesë të gjithë koleksionin Hugues Gall (hjugs gall) që zotëronte këtë vizatim. Vizatimi vlerësohet të shitet nga 100,000 deri në 200,000 Euro.

Dy poetët e njohur francezë, të cilët u takuan në vitin 1871, patën një marrëdhënie shumë të trazuar, me Verlaine që u përpoq të vriste Rimbaud./ KultPlus.com

Të ngjajshme